Site icon Telegrafi

Shqipëria nxit fermerët të mbjellin grurë, Rama: Mbështetje me 30,000 lekë [255 euro] për çdo hektarë

Të gjithë fermerët shqiptarë që kultivojnë grurin në tokat e tyre, do të mbështeten financiarisht nga qeveria me 30,000 lekë për çdo hektarë të mbjellë.

Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në faqen e vet në Facebook, ku tregon se aplikimet do të bëhen në e-Albania.

“Duke filluar nga data 1 deri më datë 23 shtator aplikimet do të kryhen online në e-Albania, dhe përfitues do të jenë si fermerët individualë, ashtu edhe Shoqata të Bashkëpunimit Bujqësor, si dhe persona fizik ose juridik. Aplikantët mund të asistohen nëpërmjet numrit jeshil 08008383, nga specialistët e Agropika-ve dhe Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në territor”, shkruan Rama.

Vendimi në fjalë është marrë nga qeveria rreth dy muaj më dhe është bërë fillimisht i ditur nga ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca. /Telegrafi/

Exit mobile version