Shqipëria është duke luajtur në “Air Albania” ndaj Bjellorusisë në kuadër të ndeshjen së fundit të grupeve në Ligën e Kombeve.
Aktualisht rezultati është 2-0 në të mirë të kuqezinjve që e kanë filluar shumë mirë takimin.
Goli i parë erdhi në minutën e 19-të kur një harkim i Hysen Memollës gjeti Sokol Cikalleshin i cili godet bukur me kokë dhe shënon për 1-0.
Sokol Cikalleshi’nin Belarus’a attığı gol https://t.co/W8QTzitjUb
— Konyaspor Scout (@KonyasporScout) November 18, 2020
Por nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë. Rey Manaj u pengua në zonë nga portieri, ndërsa gjyqtari akordoi penallti.
Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Sokol Cikalleshi për 2-0.
Super SHQIPËRIA🇦🇱👐🏼
Në këto ditë të vështira lufte me pandeminë, kuqezinjtë ngrenë lart flamurin kuq e zi, në rrugën për vendin e parë në Grupin IV, Liga e Kombeve. Tre gola⚽️⚽️⚽️ nga Cikalleshi, Ismajli dhe Manaj. pic.twitter.com/k9RW05TbDv— Taulant Balla (@taulantballa) November 15, 2020
Shqipërisë i duhet fitorja për të qëndruar si e para në grup për të kaluar pastaj në Ligën B. /Telegrafi/