Kohët e fundit vazhdon të flitet nëse ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Bylisit, Peter Olayinka, duhet të ftohet nga trajneri Reja, duke qenë se ka luajtur në Shqipëri.
Madje edhe vetë lojtari e kishte shprehur dëshirën për tu bashkuar me Shqipërinë.
23-vjeçari po tregon një formë shumë të mirë me Slavia Pragën, me të cilët arriti të shënojë edhe një gol në Ligën e Kampionëve kundër Interit.
Megjithatë të gjitha aludimet se Olayinka mund të luajë për Shqipërinë janë shuar ditën e djeshme, teksa lojtari ka marrë ftesë nga vendi i lindjes së tij.
Trajneri i Nigerisë, Gernot Rohr, ka publikuar listën me 23 lojtarët e ftuar për ndeshjet miqësore të tetorit kundër Brazilit dhe Singaporit.
Ajo që bie në sy tek lista e publikuar, është se aty bën pjesë edhe Olayinka, i cili më parë nuk ka marrë asnjëherë ftesën nga kjo kombëtare. /Telegrafi/