Site icon Telegrafi

Shqipëria nuk arrin fitore ndaj Greqisë

Kombëtarja e Shqipërisë U21, nuk ka arritur më shumë se një barazim 0-0 ndaj Greqisë.

Djelmoshat e drejtuar nga trajneri Redi Jupi, nuk kanë mundur të shënojnë gol ndaj moshatarëve të tyre grek.

Pothuajse gjatë gjithë takimit, ‘kuqezinjtë’, kishin raste të mira shënimi por në fund dështuan ta dërgonin topin në rrjetë.

Raste të mira kishte Rey Manaj, Liridon Latifi dhe Milot Rashica për shqiptarët, ndërsa edhe mysafirët kishin tri raste të mira por në fund nuk ia dolën të shënonin.

Kështu me rezultatin e barabartë 0-0 u mbyllë ndeshja në ‘Elbasan Arena’.

Pas këtij barazimi, Shqipëria mbetet në pozitën e dytë me nëntë pikë të tubuara nga shtatë ndeshje dhe ka nëntë pikë më pak se lideri Portugalia.

Ndeshjen e radhës Shqipëria U21 do ta zhvillojë ndaj Hungarisë më 28 mars. /Telegrafi/

Exit mobile version