Site icon Telegrafi

Shqipëria nis sot edicionin e ri të Ligës së Kombeve me një ndeshje ndaj Ukrainës

Kombëtarja e Shqipërisë luan sot (e shtunë) ndaj Ukrainës në udhëtim në ndeshjen e parë të edicionit 2024/25 të Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë rikthehen sot të luajnë futboll pas paraqitjeve në grupet e Euro 2024 të mbajtur në Gjermani këtë verë.

Djelmoshat e Sylvinhos e nisin edicionin 2024/25 me një ndeshje në udhëtim ndaj Ukrainës.

Ky takim i vlefshëm për Grupin 1 të Ligës B në Ligën e Kombeve pritet të zhvillohet në stadiumin “epet ARENA” në Pragë të Çekisë.

Kombëtarja kuqezi është gati për këtë duel dhe synon ta nis sa më pozitivisht edicionin e ri të kësaj gare. /Telegrafi/

Exit mobile version