Pas pjesëmarrjes në Kampionatin Evropian dhe miqësoreve të zhvilluara në fund të majit dhe fillim të qershorit, Shqipëria, është ngritur për 5 pozita në renditjen mujore të FIFA-së.
Kuqezinjtë kanë qenë në pozitën e 42-të në muajin qershor, ndërsa tani kanë arritur pozitën 37.
Shqipëria arriti një fitore në Evropian kundër Rumanisë (1-0), ndërsa ka fituar edhe kundër Luksemburgut dhe Katarit para fillimit të kampionatit.
Edhe Kosova tashmë është pjesë e renditjes dhe gjendet në pozitën e 190. /Telegrafi/