Site icon Telegrafi

Shqipëria nga sot mbetet pa trajner, De Biasi largohet me një letër emocionuese

Dje De Biasi organizoi një konferencë për shtyp, ku dha lajmin se në fund të eliminatorëve do të largohet nga Kombëtarja e Shqipërisë.

Por, sot Kryetari i Federatës së Futbollit Armando Duka organizoi konferencën e radhës për të ditur të ardhmen e De Biasit i cili do të largohet nga kuqezinjtë që nga dita e sotme.

“Që nga dita e sotme nuk jam më pjesë e Kombëtares së Shqipërisë. Do të ndalem këtu sepse dëshiroj të mirën e ekipit”.

“Është një zgjedhje luftarake dhe shumë e vështirë, shpresoj që të gjithë ta pranoni këtë”.

‘Kemi jetuar në disa vite shumë me emocione dhe kemi arritur rezultate të mirë dhe befasuese për të gjithë. Gjatë gjithë kësaj kohe kam punuar me pasion këtu dhe më mund të madh”, ka thënë De Biasi.

Exit mobile version