Telegrafi

Shqipëria në planin e ISIS, në shënjestër Ambasada ruse në Tiranë (Foto/Video)

Pas sulmeve terroriste në Ankara dhe Berlin, është zbuluar një dokument në formatin PDF i cili është publikuar nga organizata terroriste Shteti Islamik, në të cilin mund të shihen të dhënat dhe lokacionet e ambasadave ruse nëpër Evropë dhe në gjithë botën, raporton The Sun.

Në këtë mënyrë, besohet se ata kanë trimëruar të gjithë ata që dëshirojnë të vazhdojnë sulmet, transmeton Telegrafi.

Në listën e ambasadave ruse figuron edhe ajo në Tiranë, që besohet se është cak i xhihadistëve.

Për shkak të zhvillimeve të fundit, presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar që të rriten masat e sigurisë ndaj tij dhe vendit që udhëheq dhe atë në nivelin më të lartë.

Gjithashtu, janë rritur masat e sigurisë në gjithë botën, kudo që Rusia ka institucionet e saj, zyrtarët dhe përfaqësuesit diplomatik. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=U6ziGxS9KTo