Site icon Telegrafi

Shqipëria ndryshon formacionin ndaj Spanjës

Shqipëria luanë nesër ndaj Spanjës dhe pritet që në formacionin kuqezi të ketë disa ndryshime.

Porta i mbetet Berishës, ndërsa në mbrojtje kapiteni Agolli i lënë pushim në ndeshjen ndaj Lihtenshtejnit, rikthehet në formacion.

Në mesfushë rikthehet titullar Memushaj, dhe të sigurt duken në formacion edhe Kukeli, Abrashi dhe Roshi. Mbetet për t’u përcaktuar nëse do të luajë Xhaka apo Hyka si titullar ndaj Spanjës.

Ndërkohë, sipas “Panorama Sport”, ka një balotazh mes Balajt dhe Cikalleshit për sulmin, me kavajasin të favorizuar për ta nisur nga minuta e parë.

Formacioni i mundshëm 1: Berisha, Hysaj, Gjimshit, Mavraj, Agolli, Kukeli, Abrashi, Memushaj, Roshi, Hyka, Cikalleshi

Formacioni i mundshëm 2: Berisha, Hysja, Gjimshiti, Mavraj, Agolli, Xhaka, Abrahi, Kukeli, Roshi, Memushaj, Balaj

Exit mobile version