Shqipëria nuk ka marrë pikë të plota përballë Islandës (1-1) në ndeshjen e fundit të Grupit 2 në Ligën B të Ligës së Kombeve që u zhvillua në Arenën Kombëtare.
Skuadra mysafire mbeti me një lojtar më pak në fushë në minutën e 11-të të takimit, kur pas konsultimit të VAR-it, Aron Gunnarsson u përjashtua me të kuq për një ndërhyrje në afërsi të zonës.
Me epërsinë numerike në fushë, kuqezinjtë e kërkuan golin dhe arritën të shënonin në minutën e 35-të të takimit.
Një harkim nga Myrto Uzuni e shfrytëzoi për mrekulli Ermir Lenjani duke mos i dhënë shans portierit Alex Runarsson gjatë goditjes së tij me kokë.
Kur pritej që Shqipëria ta fitonte ndeshjen, Islanda e barazoi rezultatin në minutat shtesë me anë të Mikael Anderson (90’+7).
Kuqezinjtë kanë mbetur në vendin e tretë në grup me vetëm dy pikë të arkëtuara, derisa Islanda ka përfunduar në vend të dytë. /Telegrafi/
https://twitter.com/sr_samuel_99/status/1574843667981996037?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1574843667981996037%7Ctwgr%5E189864422cadd0f32dd031e259cc74f316f045db%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fgoditje-e-pandalshme-koke-lenjani-dergon-shqiperine-ne-pushim-avantazh%2F