Telegrafi

Shqipëria ndal Italinë U21

Shqipëria U21 ka marrë një barazim me shumë vlerë në aspektin moral kundër Italisë U21, në miqësoren e luajtur sot në mbrëmje në San Benedeto del Tronto, përpara rreth 4000 tifozëve, nga të cilët shumë shqiptarë.

Ashtu si pritej, të dyja skuadrat luajtën me emra mjaft të njohur, duke nisur nga Gianluigi Donaruma, Domenico Berardi, Rey Manaj, edhe pse Italia ishte pa qendërmbrojtësin e Milanit Romanjoli e ndonjë lojtar tjetër të njohur, ndërsa Shqipëria pa talentet që luajnë në Kroaci e disa lojtarë të tjerë.

Pjesa e parë u dominua nga Italia, që krijoi lojë e raste, por herë për faj të vet dhe herë për meritë të portierit tonë Strakosha, goli nuk u duk.

Në pjesën e dytë loja ishte më e ekuilibruar dhe Shqipëria mori zemër, duke krijuar disa situata të rrezikshme, por sërish më i miri në fushë për ne ishte Strakosha, vendimtar në disa raste, përballë një Italie që dha maksimumin deri në fund.

Edhe një herë, kombëtarja e drejtuar nga Redi Jupi tregoi se ka lojtarë mjaft cilësorë dhe mund të shkojë larg,

MIQESORE

ITALI U21 0-0 SHQIPERI U21

ITALI U21 (4-4-2): Donnarumma; Conti, Biraschi, Caldara, Murru; Berardi (C), Cataldi, Verre, Garritano; Cerri, Rosseti.

Në stol: Cragno, Somma, Grassi, Calabresi, Gagliardini, Romagna, Capezzi, Parigini, Monachello, Riçi F., Meret, Morosini.

Trajner: Luigi Di Biagio.

SHQIPËRI U21 (4-1-4-1): Strakosha (C); Gurishta, Lulaj, Shkalla (Karriqi 71′), Gjini; Hoxhallari; Latifi, Laçi, Bare, Fili (Uzuni 55′); Manaj.

Në stol: Teqja, Domgjoni, Toli, Karriqi, Durmishaj, Uzuni, Qerfozi, Zenuni.

Trajner: Redi Jupi.