Kombëtarja e Shqipërisë është mposhtur nga Përfaqësuesja e Luksemburgut me rezultat 2-1.
Në këtë takim shqiptarët ishin më të mirë, por jo konkret para portës kundërshtare.
Pjesa e parë ishte pa gola, ndërsa në minutën e 53-të Odise Roshi kaloi mysafirët në epërsi.
Vendasit barazuan me anë të David Turpel (63’), ndërsa kaluan në epërsi me anë të Kevin Malget (75’).
Kjo ndeshje ishte e karakterit miqësor, apo përgatitje për atë zyrtare ndaj Izraelit. /Telegrafi/