Kombëtarja e Shqipërisë është mposhtur në shtëpi me rezultat të thellë 4-0 nga Skocia në kuadër të Grupit 1 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Stadiumi i mbushur në Shkodër, Loro Boriqi, nuk i ka kryer punë kombëtares kuqezi, pasi është mposhtur thellë në shtëpi nga Skocia dhe kjo humbje e dërgon në Ligën C.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte vendimtare për humbjen e Shqipërisë, pasi u ndëshkuan me një karton të kuq dhe patën kundër një penallti.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm 14-të minutave me anë të Ryan Fraser, i cili shënoi për 0-1.
Mërgim Mavraj u ndëshkua me të kuq në minutën e 22-të, ndërsa goli i 0-2 erdhi nga penalltia në minutën e fundit të pjesës së parë nga Steven Fletcher.
Në pjesën e dytë, Shqipëria provoi ta qarkullonte topin, por përsëri ishin mysafirët të cilët shënuan dy herë.
Ishte James Forrest, i cili shënoi golin e epërsinë 0-3 në minutën e 55-të, ndërsa lojtari i njëjtë vulosi edhe rezultat përfundimtar 0-4 në minutën e 67-të.
Pas kësaj humbje, Shqipëria ka vetëm tri pikë nga katër ndeshje dhe renditet në pozitën e fundit, ndërsa Skocia ka gjashtë pikë nga tri ndeshje, po aq sa ka Izraeli në pozitën e parë. /Telegrafi/