Shqipëria ka arritur të shënojë fitore kundër Luksemburgut me rezultat 2-0.
Kombëtarja kuqezi që udhëhiqet nga Gianni de Biasi, ishte futur me skuadrën e dytë në lojë për tu dhënë minuta të gjithë lojtarëve.
Pjesa e parë u mbyll pa gola edhe pse kuqezinjtë kishin disa raste të mira.
Vlen të ceket se në pjesën e parë Luksemburgu mbeti me 10 futbollistë pasi që portieri Jonathan Joubert u ndëshkua me të kuq duke i mohuar një gol të sigurt Sokol Cikalleshit.
Në pjesën e dytë kuqezinjtë bën disa ndryshime për të vendosur një skuadër totalisht sulmuese.
Ishte Armando Sadiku i cili me të futur në lojë shënoi më kokë për 1-0.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë me Sokol Cikalleshin që shënoi në minutën e 75-të.
Në këtë takim debutoi edhe talenti vushtrrias Milot Rashica, ku dhuroi emocione me disa lëvizje të bukura. /Telegrafi/
0-1: Shqipëria në epërsi, shënon Sadiku.
Posted by Telegrafi Sport on 2016-03-29
0-2: Shqipëria shënon edhe golin e dytë. E gjitha kjo fal golit të bukur nga Sokol Cikalleshi.
Posted by Telegrafi Sport on 2016-03-29