Site icon Telegrafi

Shqipëria me mosbesimin më të lartë në rajon ndaj politikanëve, mbështetja për anëtarësimin në BE mbetet i lartë

Në një anketë të zhvilluar së fundmi në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Instituti Ndërkombëtar Republikan, gjeti një mosbesim të gjerë ndaj politikanëve dhe figurave publike tek shqiptarët dhe boshnjakët.

I përpiluar midis 2 shkurtit dhe 2 marsit, Sondazhi Rajonal i Ballkanit Perëndimor i IRI-së përfshin Shqipërinë, Kosovën, Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

62 për qind e të anketuarve në Shqipëri dhe në Bonje dhe Hercegovinë nuk kanë besim tek politikanët, duke shënuar shume përqindjen më të lartë në krahasim me vendet e tjera të rajonin.

Kryeministri Edi Rama gëzon besimin më të lartë nga qytetarët në Shqipëri me 14 për qind, i ndjekur nga Sali Berisha me 4 për qind dhe Adriatik Llapaj me 3 për qind.

Në të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, një shumicë e madhe e njerëzve e konsiderojnë korrupsionin një problem serioz, besimi te politikanët dhe institucionet publike është i ulët, ndërsa anëtarësimi në Bashkimin Evropian gëzon mbështetje të madhe publike, me përjashtim të Serbisë.

Lexo po ashtu IRI: 68% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut mbështesin anëtarësimin në BE

Kosova dhe Shqipëria janë shtetet më pro-perëndimore në Ballkan.

Në një rajon ku përkrahja për orientimin euro-atlantik po lëkundet përballë vonesave të integrimit apo sentimentit pro-rus, brenda publikut shqiptar kursi perëndimor vazhdon të konsiderohet si drejtimi i vetëm.

Në Kosovë, 87 për qind e të anketuarve shprehen se shteti i tyre duhet të ndjekë një politikë të jashtme që përputhet me Bashkimin Evropian dhe Perëndimin, ndërsa në Shqipëri, ku anketa është realizuar për herë të parë, ky drejtim mbështetet nga 82 për qind e të anketuarve.

Rezultatet tregojnë pakënaqësi të gjerë me gjendjen e demokracisë dhe korrupsionin.

Në Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnje, në veçanti, mbi 70 për qind e të anketuarve thanë se vendet e tyre përkatëse po lëviznin në drejtimin e gabuar; 52 për qind në Shqipëri ndiheshin të njëjtën gjë.

Korrupsioni mbetet një shqetësim në të gjithë rajonin, me më shumë se 80 përqind e të anketuarve në të gjashtë vendet që e përshkruajnë korrupsionin si një problem serioz. /Telegrafi/

 

Exit mobile version