Site icon Telegrafi

Shqipëria miqësore me Norvegjinë

Kombëtarja e Shqipërisë do të jetë mikpritëse e Norvegjisë në muajin nëntor.

Zyrtarizohet ballafaqimi mes Shqipërisë dhe Norvegjisë në sfidën e parë miqësore pas përfundimit të eliminatoreve të ‘Rusi 2018’, ku Shqipëria u rendit e treta në grup.

Federata Shqiptare e Futbollit është pajtuar me atë norvegjeze që kjo ndeshje të luhet më 14 nëntor, në ‘Elbasan Arena’, pikërisht ditën kur do të mësohen edhe dy përfaqësueset e fundit evropiane që do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror.

Edhe për trajnerin Christian Panucci do të jetë testi i parë miqësor, në kuadër të përgatitjeve për eliminatoret e evropianit të ardhshëm dhe Ligës së Kombeve.

Shqipëria njihet mirë me Norvegjinë pasi ishin në grup në kualifikimet për botëror para katër vitesh. Shqipëria kishte arritur të fitonte në Oslon me rezultat 1-0.

Shqipëria kualifikimet për kampionat botëror i ka mbyllur në vendin e tretë.

Exit mobile version