Shqipëria ka marr vetëm një pikë në ndeshje me Lituanin duke barazuar me rezultat 0-0.
Të besuarit e Edy Reja, provuan shumë në këtë ndeshje, por u desh të pajtohen me rezultat të barabartë.
Shqipëria e nisi shumë mirë ndeshjen duke radhitur disa raste para portës së Lituanisë.
Qazim Laçi ishte ai që provoi i pari, por që topi i goditur nga ai shkoi mbi portë.
Në minutën e 22-të ishte Taulant Seferi që provoi, por që goditja e tij u ndal në mbrojtja rivale.
Në minutën e 24-të Shqipëria kërkoi penallti pas një loje me dorë në zonë, por që gjyqtari nuk mendoi ashtu.
Rasti më i mirë në pjesën e parë për shqiponjat ishte në minutën e 38-të kur Seferi gjuan bukur, por edhe më bukur pret portieri lituan.
Edhe pjesa e dytë nisi me raste për Shqipërinë, por që goli nuk erdhi.
Ishte Seferi që kishte rastin më të mirë, në minutën e 65-të, kur ishte i vetëm me portierin lituan, por gjuan në trupin e tij.
Krejt në minutat e fundit, ishte Lorenc Trashi që gjuan mbi portë nga një pozitë e volitshme.
Shqipëria dhe Lituania kanë nga pesë pikë. /Telegrafi/