Site icon Telegrafi

Shqipëria merr tri pikë të rëndësishme ndaj San Marinos

Shqipëria ka arritur të shënojë fitore në përballje me San Marinon me rezultat 2-0, ndeshje e vlefshme për kualifikueset për Kampionatin Botëror Katar 2022.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ku kuqezinjtë dominuan nga fillimi, por rastet ishin të pakta.

Me të filluar pjesa e dytë Shqipëria rriti presionin drejt portës së vendasve.

Goli erdhi në minutën e 63-të, kur pas një goditje nga këndi më së miri në zonë u gjend Rey Manaj që shënoi me kokë për 1-0.

Shqipëria ka shtuar rastet para portës së San Marinos pas golit, por goli sigurisë erdhi në minutën e 85-të.

Federic Veseli ka asistuar te Myrto Uzuni i cili shënoi për 2-0.

Shqipëria me këtë fitore shkon në vendin e tretë me gjashtë pikë, një më pak se Hungaria dhe tri më pak se Anglia. /Telegrafi/

Exit mobile version