Shqipëria mori sot kryesimin e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara edhe pse se vendi ynë është anëtare pa të drejtë vote.
Sipas rotacionit të mbajtjes të presidencës kjo është hera e dytë, pas qershorit 2022, për Shqipërinë në mbajtjen Presidencës të Këshillit.
Përfaqësuesja amerikane në Këshillin e Sigurimit, ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, në emër të Këshillit i ka uruar delegacionit të Shqipërisë fat të mbarë.
Ajo u shpreh se gushti ishte një muaj i ngarkuar dhe një muaj në të cilin u mblodhën për konsensus për disa çështje të rëndësishme brenda fushës sonë.
Ferit Hoxha, ambasador i Shqipërisë në OKB, përmes një postimi në X (dikur Twitter) thotë: “Ndërkohë që Shqipëria merr Presidencën e Këshillit, përshëndes kokentet e ambasadores Greenfieles për punën e këshillit gjatë muajit gusht. Ne do të bashkëpunojmë ngushtësisht”.
Ndërkohë një ditë më parë, Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, tregoi edhe dy objektivat e vendit tonë që do t’i prezantojë në takimin e parë të shtatorit.
E para lidhet me ngritjen e një platforme bashkëpunimi për ndihmat humanitare, dhe së dyti do të kërkojë një debat të hapur të nivelit të lartë për agresionin rus ndaj Ukrainës. /Telegrafi/
As #Albania assumes the presidency of the #UNSC for the month of September 2023, I warmly congratulate Ambassador Thomas-Greenfield @USAmbUN for the remarkable way in which she steered the work of the Council during August. We look forward to continue working closely together. https://t.co/xo0S7m9XLr
— Ferit Hoxha?? (@HoxhaFer) September 1, 2023