Në pritje të ndeshjes miqësore kundër Uellsit, ka marrë një lajm mjaft të mirë nga Qipro, pasi nuk do të bjerë në Divizionin D të Ligës së Kombeve.
Kjo pasi janë pikërisht qipriotët ata që renditen si vendi i tretë më i dobët i Divizionit C.
Në Nikosia, Qipro u mposht me rezultatin 2-0 nga Norvegjia në ndeshjen e fundit të fazës në grupe, të cilën e mbylli në kuotën e 5 pikëve, por vetëm një prej tyre kishte vlerë në renditjen e vendeve të treta (nuk llogariten pikët e marra me Slloveninë e vendit të fundit).
Kështu me vetëm një pikë, në renditjen e vendeve të treta të katër grupeve, Qipro do të bëhet skuadra e katërt që do të bjerë në Divizionin D të Ligës së Kombeve, pas Lituanisë, Sllovenisë dhe Estonisë.
Nga ana tjetër, kuqezinjtë do të garojnë sërish në Divizionin C.
Shqipëria do të luajnë në Divizionin C, por kanë zbritur në vazon e 4-të në shortin për Euro 2020, që do të hidhet në muajin dhjetor. /Supersport/