Tejkalimi i problemeve rajonale në fushën e hotelierisë dhe turizmit, parasheh projekti HELISK, që do të realizohet gjatë dy viteve të ardhshme në Maqedoni, Shqipëri, Bullgari dhe Greqi.
Bartësit e projektit me vlerë prej 600 mijë euro, i financuar nga BE-ka, janë gjashtë universitetet për menaxhment dhe hotelieri nga Shqipëria, Bullgaria, Greqia dhe Oda Ekonomike bullgaro-maqedonase, përmes të cilës në projekt janë kyçur edhe universiteti për turizëm i Shkupit dhe Ohrit, përcjell Telegrafi maqedoni.
“Projekti ka për qëllim që përmes planifikimit të aktiviteteve të kontribuojë në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e hotelierisë në rajon dhe të mësojë rregullat kyçe bartësve të sektorit të turizmit dhe të zhvillohet strategjia e ndërtimit të kapaciteteve”, tha Zoran Temelkovski, kryetar i Odës Ekonomike bullgaro-maqedonase.
Në konferencën e sotme në të cilën u prezantua projekti të pranishëm ishin edhe ministrja pa resor për investimet e huaja, Zorica Apostoloska dhe ministri pa resor për përmirësimin e klimës investuese, Zoran Shapuriq./Telegrafi/