Është mbyllur pa gola (0-0) ndeshja miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Estonisë që u zhvillua në Air Albania.
Kuqezinjtë ishin të lirë në datën e sotme (e hënë), pasi e kishin të caktuar të luanin me Rusinën në Ligën e Kombeve – takim që është anuluar.
Kuqezinjtë ishin të lirë në datën e sotme (e hënë), pasi e kishin të caktuar të luanin me Rusinë në Ligën e Kombeve – takim që është anuluar.
Në këtë sfidë, përzgjedhësi Edy Reja vendosi t’u jepte mundësi për të luajtur disa futbollistëve që kanë pasur pak minutazh ose që nuk janë aktivizuar.
Me gjithë iniciativën dhe dëshirën për të realizuar, vendasit nuk e gjetën rrjetën në fraksionin e parë të lojës.
Me gjithë ndryshimet që i bëri trajneri në gjysmën e dytë, as në këtë periudhë skuadra nikoqire nuk arriti të shënonte. /Telegrafi/