Telegrafi

Shqipëria luan në udhëtim te Andorra, për fitoren e parë dhe për ta harruar ‘Epokën Panucci’

Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur me humbje kampanjën kualifikuese për Euro 2020.

Kuqezinjtë pësuan në Lori Boriqi nga Turqia me rezultat 2-0, një humbje që la pasoja pasi u shkarkua trajneri italian Christian Panucci.

Ndeshjen e dytë Shqipëria do ta zhvillojë në udhëtim te Andorra, një takim ku Kuqezinjtë duan fitore për të mbetur në hap me rivalët tjerë për kualifikim në Euro 2020.

Futbollistët shqiptarë do të tentojnë t’i marrin tri pikët e para në këtë kampanjë kualifikuese dhe ta harrojnë ‘Epokën Panucci’, ku Shqipëria nuk i ngjante fare asaj skuadre që shkoi në Euro 2016.

Kuqezinjtë janë favorit në letër përballë vendasve, të cilët kanë pësuar gjithashtu humbje në ndeshjen e parë 0-2 nga Islanda.

Në këtë takim Kombëtaren shqiptare do ta udhëheq ndihmës trajneri i deritashëm i Panuccit, Ervin Bulku së bashku me Sylejman Memën.

Shqipëria ndodhet në Grupin H për kualifikimet e Kampionatit Evropian së bashku me Francën, Turqinë, Islandën, Andorrën dhe Moldavinë. /Telegrafi/