Telegrafi

Shqipëria lëshoi shansin e artë ndaj Anglisë – Hysaj e Uzuni prodhuan aksion brilant

Shqipëria ka lëshuar një mundësi të artë ndaj Anglisë në ndeshjen që po luhet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës që mbahet në vitin 2022 në Katar.

Kuqezinjtë janë nikoqir të Tre Luanëve në takimin që filloi në ora 18:00 në stadiumin “Air Albania”.

Tanët kishin një shans të artë në minutën e 13-të, kur topi do të duhej vetëm që të futej në rrjetë.

Lexo po ashtu Anglia triumfon ndaj Shqipërisë në ‘Air Albania’ – të gjitha detajet e ndeshjes

Nga një aksion i ndërtuar prej Elseid Hysajt, Mytro Uzuni u gjend i vetëm përballë portieri Nick Pope.

Por, sulmuesi shqiptar nuk arriti të gjuante, saktë, duke bërë që topi të përfundonte mbi portë.

Kanë kaluar mbi gjysmë orë në Air Albania dhe rezultati i takimit është 0-0. /Telegrafi/