Site icon Telegrafi

Shqipëria kërkon tri pikë në Budapest për të mbetur në garë për kualifikimin historik në Kampionatin Botëror

Kombëtarja e Shqipërisë do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme në këtë kampanjë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.

Kuqezinjtë janë në garë për tu kualifikuar në Botëror,  teksa në ndeshjen e shtatë të Grupit I do të përballen në udhëtim me Hungarinë.

Kjo është ndeshja më e rëndësishme e Shqipërisë deri më tani, pas një fitore do të thotë shumë për të mbetur në garë për kualifikim.

Në anën tjetër edhe hungarezët janë ende në garë dhe duan tri pikë, por ata nuk do ta kenë ndihmën e tifozëve të tyre.

Hungarezët u dënuan nga UEFA me dy ndeshje pa tifozë, shkaku i thirrjeve raciste ndaj Anglisë.

Pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara në Grupin I, Hungaria ka grumbulluar 10 pikë, derisa Shqipëria është në vendin e dytë në tabelë me 12 pikë.

Në ndeshjen e parë në grup mes këtyre dy Kombëtareve, e zhvilluar në Elbasan Arena, Shqipëria fitoi me rezultat minimal 1-0 falë golit nga Armando Broja.

Ndeshja mes Hungarisë dhe Shqipërisë zhvillohet në Puskas Arena me fillim nga ora 20:45, por pa praninë e tifozëve. /Telegrafi/

Exit mobile version