Site icon Telegrafi

Shqipëria kërkon të rikthehet te fitoret ndaj Kazakistanit, formacionet zyrtare

Kombëtarja e Shqipërisë do ta luaj ndeshjen e tretë në Ligën e Kombeve për edicionin e ri.

Kuqezinjtë janë mysafir të Kazakistanit në kuadër të Grupit 4 në Ligën C.

Është një grup shumë interesant, pasi katër skuadrat e grupit, Shqipëria, Kazakistani, Lituania dhe Bjellorusia kanë nga tri pikë.

Por kuqezinjtë duan tri pikët për ta marrë vendin e parë në grup, dhe tanimë dy trajnerët kanë zbuluar formacionet zyrtare.

Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja i ka qëndruar besnik skemave të tij.

Formacionet zyrtare:

Kazakistani: Pokatilov,Byatrov, Marochkin, Yerlanov, Kerimzhanov, Suyumbayev, Kuat, Tagybergen, Abiken, Zainutdinov, Aimbetov.

Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Dërmaku, Kumbulla, Veseli, Trashi, Abrashi, Bare, Kallaku, Manaj, Broja. /Telegrafi/

Exit mobile version