Telegrafi

Shqipëria kalon në epërsi pas një aksioni të bukur, shënon Bekim Balaj

Shqipëria ka kaluar në epërsi në ndeshjen miqësore ndaj Kosovës që po zhvillohet në “Elbasan Arena”,

Një ndeshje e barabartë për 30 minuta, ku të dy skuadrat kishin rastet e tyre.

Por goli i epërsisë për kuqezinjtë erdhi në minutën e 31-të të takimit.

Një pasim i bukur i Myrto Uzunit gjeti bukur në zonë Bekim Balajn i cili shënoi për 1-0.

Një ndeshje e bukur deri më tani. /Telegrafi/