Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje me rezultat 2-1 ndaj Ukrainës në ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.
Ukraina arriti që të kalojë në epërsi që në minutën e pestë me anë të Oleksandr Zinchenkos i cili realizoi për 1-0.
Nuk vonoi shumë dhe mysafirët gjetën edhe golin e dytë, kësaj radhe me Roman Yaremchuk i cili realizoi me kokë për rezultatin 2-0.
Kërcënimi i parë nga Shqipëria erdhi në minutën e 24-të përmes Qazim Laçit i cili me një goditje vollej iu afrua golit.
Shqipëria ndryshoi rrënjësisht paraqitjen e saj në pjesën e dytë, duke rrezikuar në disa raste portën e Ukrainës.
Në minutën e 74-të kuqezinjtë fituan një penallti për shkak të një ndërhyrje të palejueshme nga portieri Trubin tek Rey Manaj.
I saktë nga pika e bardhë u tregua Nedim Bajrami i cili shënoi për të ngushtuar shifrat në 2-1 duke çuar portierin në kahun e kundërt.
Pas këtij goli iniciativa kaloi tërësisht në anën e Shqipërisë, por përkundër përpjekjeve të tyre për të gjetur golin e barazimit, nuk ia dolën që ta evitojnë humbjen.
Kjo humbje tani do të thotë se Shqipëria me shtatë pikë pozicionohet e fundit në tabelë dhe kësisoj bie në Ligën C të Ligës së Kombeve./Telegrafi/