Site icon Telegrafi

Shqipëria humb dy ndeshje në tavolinë

Ky është vendimi i marrë nga UEFA për dy takimet e luajtura nga Kombëtarja Shqiptare e 19-vjeçarëve në raundin e parë kualifikues të Evropianit.

Në ndeshjet e luajtura në Gjeorgji, skuadra e drejtuar nga Arjan Bellai, fitoi vetëm njërën prej sfidave ndërsa dy të tjera i humbi.

Janë pikërisht ndeshjet ku kemi dalë pa pikë, ajo ndaj Austrisë 2-1 dhe ndaj Gjeorgjisë 1-0 që nga UEFA janë faturuar si humbje në tavolinë me rezultatin 3-0.

Vendimi është marrë për shkak të një gabim procedural nga ana e drejtuesve të skuadrës kuqezi edhe pse nuk ka ende një konfirmim zyrtar për shkakun e vërtetë.

Përsa i përket ndeshjes së fituar kundër Uellsit me rezultatin 3-2, UEFA nuk ka ndryshuar asgjë, duke mos ndryshuar as klasifikimin e Grupit 8 ku Shqipëria renditet e treta me vetëm tre pikë por me një golavarazh -5.

Exit mobile version