Site icon Telegrafi

Shqipëria gabon në fund ndaj Turqisë, humbje që dhemb shumë

Një ndeshje plot emocione mes Turqisë dhe Shqipërisë, u mbyll e fitoren e turqve që e shënuan në minutat shtesë (1-0).  

Ndeshja nisi me të dy skuadrat që nuk lëshonin asnjë pjesë të terrenit duke luftuar për çdo top. Si pjesë e kësaj lojë në 12 minutat e para gjyqtari ndëshkoi katër lojtarë me kartonë.

Turqia rrezikoi me Cenk Tosun dhe Hakan Calhanoglu, por që goditjet e tyre ishin të plogështa.

Shqipëria rastin më të mirë e kishte pas harkimit të Ledian Memushajt, kur me kokë gjuajti Rey Manaj, i cili goditi në portë, por në duart e portierit turk.

Manaj edhe një herë gjuajti bukur nga distanca por portieri e dërgon topin në këndore.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por më shumë emocione.

Pjesa e dytë nisi më mirë për turqit që rrezikuan me Ozan Tufan, por që goditja e tij pritet bukur nga Thomas Strakosha.

Në minutën e 69-të gjuan edhe Calhanoglu, por që shkon ngjitur me shtyllën.

Shqipëria rastin më të mirë e kishte në minutën e 79-të, me Manaj i cili nga tri metra nuk e qon topin në portë.

Manaj edhe një herë në minutën e 83-të, i cili shkoi vetëm për vetëm me portierin, por në fund u ngarrua duke mos goditur fare.

Se Manaj ishte në formë të lartë e tregojnë edhe rastet në minutat 85-të dhe 89-të, por që nuk gjeti rrjetën.

Kur nuk i konkretizon rastet pason dënimi dhe Shqipëria pësoi nga një gabim i saj në fundin e lojës.

Një mosmarrëveshje mes Ardian Ismjalit dhe Thomas Strakoshën topi nuk largohet dhe Cenk Tosun përfiton duke shënuar në portën e zbazët me kokë.

Turqia me 18 pikë është lider i grupit, ndërsa Shqipëria mbetet me 9 pikë në vendin e katërt në grup.  /Telegrafi/  

https://www.youtube.com/watch?v=AZL1oASnyw8

Exit mobile version