Telegrafi

Shqipëria është në mesin e pak kombëtareve që Ronaldo nuk ka arritur t’u shënojë gol

Cristiano Ronaldo (Foto: Linnea Rheborg/Getty Images/Guliver)

Suedia ishte ‘viktima’ e radhës e Cristiano Ronaldos. Superylli portugez ia shënoi dy gola kësaj përfaqësueseje në fitoren e të martës mbrëma, të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Në këtë mënyrë, 35-vjeçari e ngriti në 101 numrin e golave që i ka shënuar me kombëtaren e Portugalisë.

Për më shumë, gjatë karrierës së tij mbresëlënëse, Ronaldo u ka shënuar gola 41 përfaqësueseve të ndryshme.

Cristiano Ronaldo duke festuar golin ndaj Suedisë në Stokholm (Foto: Linnea Rheborg/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, janë pesë përfaqësuese ndaj të cilave, ai ka luajtur se paku tri herë dhe nuk u ka shënuar gol.

Lexo po ashtu Ai ka shënuar 101 gola më kombëtaren – këto janë 10 perlat e Cristiano Ronaldos të shënuara me fanellën e Portugalisë

Në mesin e këtyre kombëtareve është edhe Shqipëria. CR7 ka luajtur plot katër herë kundër kuqezinjve, mirëpo asnjëherë nuk e ka gjetur rrjetën.

Cristiano Ronaldo dhe Kristi Vangjeli në Braga të Portugalisë në vitin 2008 (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Franca (4), Gjermania (4), Brazili (3) dhe Anglia (3), janë përfaqësueset tjera ndaj të cilave Ronaldo ka luajtur së paku tri herë dhe nuk ka arritur t’u shënojë gol. /Telegrafi/