Suedia ishte ‘viktima’ e radhës e Cristiano Ronaldos. Superylli portugez ia shënoi dy gola kësaj përfaqësueseje në fitoren e të martës mbrëma, të vlefshme për Ligën e Kombeve.
Në këtë mënyrë, 35-vjeçari e ngriti në 101 numrin e golave që i ka shënuar me kombëtaren e Portugalisë.
Për më shumë, gjatë karrierës së tij mbresëlënëse, Ronaldo u ka shënuar gola 41 përfaqësueseve të ndryshme.
Mirëpo, janë pesë përfaqësuese ndaj të cilave, ai ka luajtur se paku tri herë dhe nuk u ka shënuar gol.
Në mesin e këtyre kombëtareve është edhe Shqipëria. CR7 ka luajtur plot katër herë kundër kuqezinjve, mirëpo asnjëherë nuk e ka gjetur rrjetën.
Franca (4), Gjermania (4), Brazili (3) dhe Anglia (3), janë përfaqësueset tjera ndaj të cilave Ronaldo ka luajtur së paku tri herë dhe nuk ka arritur t’u shënojë gol. /Telegrafi/