Telegrafi

Shqipëria e treta në Evropë për rritjen e çmimeve për ushqime gjatë pandemisë COVID-19

Bazuar në të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave për Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve (HICP) rezulton se ky indeks është rritur duke shënuar një ndryshim vjetor me 2.2 për qind.

Kjo rritje i atribuohet me shume grupit ushqime dhe pije alkoolike me përkatësisht 4.7 për qind, gjithashtu, perimet kanë shënuar një rritje të konsiderueshme me 13.7 për qind.

Rëndësia e këtij indeksi qëndron në mundësinë që krijon për të krahasuar ndryshimet e çmimeve mes vendeve të Evropës bazuar ne te dhënat e publikuara nga Eurostat.

Krahasuar me vendet e Evropës, Shqipëria zë vendin e tretë për rritjen e çmimeve të grupit ushqime me një rritje përkatësisht 4.8 për qind duke lënë pas vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Rritja për Shqipërinë është me shumë se dyfishi i mesatares së vendeve evropiane. Serbia renditet e 9-ta për sa i përket rritjes se këtij indeksi ne grupin ushqime, dhe kjo si pasoje e politikave te duhura te aplikuara në kuadër të COVID-19.

Kjo rritje e çmimeve te ushqimeve përben një shqetësim edhe me të madh, nëse mbahet parasysh fakti se 41 për qind e shpenzimeve te familjeve shqiptare shkojnë për ushqim kundrejt 13 për qind të mesatares së familjeve evropiane. Rritjet e çmimeve të ushqimeve si dhe humbja e vendeve të punës si pasojë e pandemisë ka një ndikim të madh në jetesën e shumë familjeve shqiptare më të ardhura të ulëta, të cilat zakonisht shpenzojnë shumicën e të ardhurave të tyre për ushqim. /Panorama/