Shqipëria është nikoqir i Andorrës për përballjen e fundit në kuadër të fazës së kualifikimeve për në Kupën e Botës që mbahet në Katar, në vitin e ardhshëm.
Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në stadiumin “Air Albania”, me kuqezinjtë që shihen si favoritë në letër.
Edy Reja ka kërkuar nga lojtarët që të japin më të mirë në këtë sfidë dhe ta përmbyllin këtë fazë me fitore.
Edhe pse deri në dy ndeshje më parë ishin gjallë shpresat që së paku të futeshim në play-off, tashmë ato shpresa janë shuar.
Në pesë përballje mes tyre, Shqipëria ka tri fitore, një barazim dhe një humbje, e që sonte do të shpresojë të marrë rezultat pozitiv.
Gjendja në Grupin I është me Anglinë që ka kreun me 23 pikë, Polonia me 20, Shqipëria me 15, Hungaria me 14, Andorra me gjashtë dhe San Marino pa pikë. /Telegrafi/