Telegrafi

Shqipëria e pandalshme, Asani shënon për ta kompletuar rikthimin

Shqipëria ka kompletuar rikthimin e rezultatit në ndeshjen që kuqezinjtë po e zhvillojnë ndaj Ukrainës në Çeki.

Kuqezinjtë dhe ukrainasit po përballen në ndeshjen e vlefshme për edicionin e ri të Ligës së Kombeve, teksa fillimisht ishin këta të fundit që kaluan në avantazh.

Të besuarit e Sylvinhos fillimisht shënuan për të barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 54-të me anë të Ardian Ismajlit.

Menjëherë pas golit të barazimit, ata u vunë në kërkim të golit të avantazhit dhe pas disa përpjekjeve e gjetën.

Ishte Jasir Asani njeriu i super golave, ai i cili i dha avantazhin Shqipërisë duke shënuar me gjakftohtësi në cepin e portës së Trubin për rezultatin 2-1./Telegrafi/