Shqipëria është duke luajtur në “Air Albania” ndaj Bjellorusisë në kuadër të ndeshjen së fundit të grupeve në Ligën e Kombeve.
Të besuarit e Edy Rejas, kanë kaluar në epërsi që në minutën e 19-të.
Një harkim i Hysen Memollës gjeti Sokol Cikalleshin i cili godet bukur me kokë dhe shënon për 1-0.
Shqipërisë i duhet fitorja për të qëndruar si e para në grup për të kaluar pastaj në Ligën B.
Duket që kuqezinjtë janë në formë të lartë dhe po kërkojnë edhe golin e dytë. /Telegrafi/