Shqipëria e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Bullgarisë në ndeshjen miqësore.
Tanët e nisën më mirë ndeshjen, duke rrezikuar në minutën e shtatë me anë të Jair Asanit.
Myrto Uzuni pati një rast të mirë shënimi, por që u falua jashtë zonë nga Antov i Bullgarisë.
Bullgarët ia dolën të krijonin një rast pas 22 minutash lojë, ndërsa Thomas Strakosha ishte i vëmendshëm.
Momenti më vendimtar i pjesës së parë ishte ai në minutën e 41-të, kur pas një pasimi në zonë nga Uzuni, Qazim Laçi përfitoi dhe shënoi për 1-0.
Duket se kjo miqësore do të jetë e triumfuar nga Shqipëria, duke parë lojën më dominuese që po zhvillohet nga tanët. /Telegrafi/
https://twitter.com/goalfootHQ/status/1714322417999626659