Shqipëria e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi në përballje me Andorrën (1-0).
Shqipëria ka rrezikuar që në fillim të ndeshjes me Murto Uzunin, që qëlloi traversën.
Pas tij Grezda ka kërkuar penallti, por gjyqtari nuk e akordoi.
Goli erdhi në minutën e 21-të. Armando Sadiku ka përfituar nga një gabim i mbrojtjes duke e dërguar topin në rrjetë.
Goli ka ardhur pas disa rastesh të njëpasnjëshme të Shqipërisë.
Pas tij rast të mirë kishte edhe Taulant Xhaka që i vetëm nga pesë metra nuk e qëllon portën.
Pjesa e parë mbyllet me epërsinë e Shqipërisë dhe me raste për të shkuar në 1-0 e më shumë. /Telegrafi/