Telegrafi

Shqipëria e magjishme, në të njëjtën ditë plazh në jug e borë në veri

Një fenomeni i mrekullueshëm u regjistrua në Shqipëri në këtë fillim të marsit. Në Qafën e Thores janë regjistruar reshje bore derisa 346 kilometra më poshtë në Himarë është bërë plazh.

Shqipëria është një vend që çdo ditë e më shumë po mahnitë turistët e huaj me bukuritë e saja natyrore që ka.

Me male e bjeshkë me larta dhe me det e bregdete të bukura vendi i shqiponjave po shihet si destinacioni i së ardhmes për shumë turistë të vendeve perëndimore.

Më së miri këtë e dëshmon edhe një fenomen që ka ndodhur në këto ditë të para të marsit.

Gazetari Blendi Fevziu i cili ka qëndruar në plazhet e Himarës në këto ditë ta para të marsit tregon se me 2 mars temperatura e ujit në plazhin e  Palasës Himarë (Sarandë) ka shkuar në 16 gradë Celsius derisa në veri të Shqipërisë  në Qafën e Thores (Shkodër) janë regjistruar reshje bore.

Kjo është magjia e Shqipërisë ku me 300 km diferencë (vijë ajrore) mund t’i gjesh të dyja, borën dhe plazhin./Telegrafi/

Për më tepër ndiqni videot.

@blendifevziubf Ne Jug plazh. Me Veri bore. Kjo eshte magjia e Shqiperise, vendit ku me 300 km diference mund ti gjesh te dyja. #albania #visitalbania #southalbania #northalbania #blendifevziu #palase #boge #qafathores #dhermi #vlore ♬ original sound – blendifevziu