Kombëtarja e Shqipërisë në U21 e ka ftuar futbollistin Eros Grezda për dy ndeshjet e radhës kualifikuese.
Kjo ftesë ka ardhur pas paraqitjes së mirë të futbollistit nga Kosova në kampionatin elitar të Kroacisë.
“Epoka e re” e ka siguruar kërkesën e Federatës së Futbollit të Shqipërisë dërguar skuadrës ku luan Grezda, NK Lokomotiva Zagreb.
“Kërkojmë nga ju që lojtarit Eros Grezda për periudhën 20-29 mars 2016 t’ia mundësoni të luajë në këto dy ndeshje zyrtare”, thuhet në kërkesën e Federatës Shqiptare.
Siç dihet, Grezda ka qenë një herë i ftuar në Kombëtaren U21, kurse ai ka marrë ofertë edhe nga Maqedonia, por dëshira e tij është të luajë për fanellën kuqezi.