Site icon Telegrafi

‘Shqipëria e bukur’ – Dua Lipa vazhdon me promovimin e vendeve turistike

(Foto: Instagram/dualipa)

Prej se befasoi me ardhjen e saj në Shqipëri, këngëtarja e mirënjohur e muzikës pop, Dua Lipa, e ka vazhduar qëndrimin atje.

Pas vizitës që i kishte bërë kopshtit që po ndërtohet me mbështetje të fondacionit të saj dhe pas takimeve me kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, 25-vjeçarja i ka shijuar pushimet në bregdetin shqiptar.

Krahas argëtimit në bregdet, së bashku me familjen dhe të dashurin, Anwar Hadid, Dua ka udhëtuar nëpër lokacione të ndryshme turistike.

Ylli botëror i muzikës e ka çmuar lartë bukurinë e Butrintit, ndërkohë që në profilin e saj në Instagram, ka publikuar fotografi dhe video nga vendet që i ka vizituar.

Lexo po ashtu Derisa po shijon pushimet në Kep Merli, Dua Lipa: Nuk dua të largohem kurrë

“Shqipëria e bukur”, është përshkrimi që u ka vënë Dua imazheve të shpërndara në këtë rrjet social. /Telegrafi/

Exit mobile version