Pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Francës përfundoi pa gola.
Kombëtarja shqiptare kishte dy raste në pjesën e parë, ndërsa francezët nuk kishin asnjë rast që vlen për të përmendur.
Rastin më të mirë e kishte Ermir Lenjani (40’), kur pas një rivënie këndore nuk arriti që të dërgojë topin në gol pasi u devijua nga mbrojtësi Patrice Evra, transmeton Telegrafi.
Paraprakisht, Armand Sadiku u tregua i shkurt në një harkim të Elseid Hysaj.
Vlen të ceket edhe atmosferën fantastike që po e krijojnë rreth 24 mijë tifozë shqiptarë. /Telegrafi/
LEXO MË SHUMË: Tifozet seksi shqiptare pushtojnë stadiumin (Foto)