Shqipëria ka arritur ta nis me fitore Ligën e Kombeve, duke e mposhtur Izraelin me rezultat 1-0.
Kuqezinjtë gjatë gjithë ndeshjes ishin më të mirë, duke e dominuar ndeshjen si më posedim ashtu edhe me raste.
Cristian Panucci luajti me të besuarit e tij, duke e konfirmuar një ripërtëritje të skuadrës, ku kapiten ishte Jahmir Hyka.
Që në minutën e 5-të rrezikoi Izraeli, por Thomas Strakosha, ishte në vend.
Shqipëria u kundërpërgjigj me Sindrit Gurin, i cili pranoi një top, kaloi një mbrojtës dhe pastaj gjuajti bukur, por portieri në vend.
Kuqezinjtë provuan edhe dy herë me Gurin, por djaloshi i ri nuk shënoi.
Momenti më i vështirë në portën e Shqipërisë ishte në fund. Gjimshiti kthen një top të gabuar te Strakosha, përfiton sulmuesi i Izraelit, por, me portë të boshatisur, nuk përfiton, duke u vonuar. Ndërhyn më pas Strakosha, duke shpëtuar një gol të sigurt.
Pjesa e parë mbyllet baras.
Shqipëria shumë mirë e nis pjesën e dytë. Bekim Balaj zë vendin e Gurit dhe rrezikon menjëherë.
Nuk vonon dhe vjen goli i Shqipërisë. Taulant Xhaka shënon një super gol me një goditje të bukur nga distanca në minutën e 55-të.
Pas golit shqiponjat dominuan lojën dhe rrezikojnë me Hykajn, por që portieri mbron.
Deri në fund nuk kishte raste të rrezikshme dhe Shqipëria merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/