Telegrafi

Shqipëria me dhjetë lojtarë shënon golin e tretë me Grezdën (Video)

Shqipëria është duke zhvilluar një ndeshje mjaftë të bukur ndaj Turqisë.

Kuqezinjtë edhe pse kanë mbetur me 10 veta, kanë arritur të shënojnë golin e tretë.

Ishte Armando Sadiku ai që asistoi për Grezdën i cili me një goditje të bukur shënoi për 3-1.

Pjesa e parë ishte mbyllur me rezultat 1-0, ndërsa turqit shënuan në fillim të pjesës së dytë me Cengiz Under.

Shqipëria pas daljes së Memushajt po zhvillon ndeshje të bukur dhe të kujdesshme. /Telegrafi/