Site icon Telegrafi

Shqipëria dënon sulmet e Rusisë kundër civilëve në Ukrainë, Xhaçka: Akt i qartë terrorist

Ministrja shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka reagoi kundër sulmeve të Rusisë ndaj civilëve në disa qytete të Ukrainës.

Xhaçka i cilësoi këto sulme si një akt i qartë terrorist.

Ajo nënvizoi se, Shqipëria qëndron përkrah Ukrainës ndaj këtij agresioni të paligjshëm.

“Sulmet e Rusisë,kundër civilëve në disa qytete të Ukrainës, përfshirë edhe Kievin, janë një akt i qartë terrorist. Kjo është natyra e vërtetë e luftës së Rusisë dhe Putinit kundër Ukrainës. Brutaliteti dhe terrori nuk e kanë ndihmuar aspak Rusinë përballë rezistencës heroike të Ukrainës. As këtë herë nuk do të ndodhë. Shqipëria qëndron përkrah Ukrainës ndaj këtij agresioni të paligjshëm”, shkroi Xhaçka në një postim në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version