Site icon Telegrafi

Shqipëria dënon lajmet e rreme nga Rusia që mohojnë bombardimin e konsullatës në Ukrainë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka dënuar sot përdorimin e lajmeve të rreme nga Rusia për të mohuar bombardimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv të Ukrainës.

Në një njoftim më Twitter ku ka publikuar përsëri pamjet e konsullatës së bombarduar, ministria ka shtuar se pamjet e shkatërrimit të godinës flasin vetë.

“Ky shkatërrim i godinës si dhe i dokumenteve në arkiva është shkelje e hapur e nenit 61, kreu III i Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore”, ka thënë ministria.

Lexo po ashtu Rusia sulmon Konsullatën e nderit të Shqipërisë në Ukrainë

Dezinformimi dhe lajmet e rreme mbi këtë sulm janë të papranueshme, ka theksuar ministria.

Konsullata e Nderit e Shqipërisë në Kharkiv është shkatërruar nga bombardimet ruse më 7 mars. Ky akt u dënua ashpër nga Tirana zyrtare e cila ka kërkuar që autorët të mbajnë përgjegjësi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version