Site icon Telegrafi

Shqipëria barazon me Uellsin në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Kardif

Shqipëria ka barazuar si mysafir me Uellsin pa gola në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Kardif.

Kuqezinjtë në pjesën e parë ishin më të mirë, ku kishin edhe një rast të artë për të shënuar.

Zhvillohej minuta e 16-të kur Rej Manaj del i vetëm përballë portierit, por goditja e tij e fuqishme shkon pak mbi portë.

 

Uellsi provonte të bënte më shumë, por nuk ia arriti në këtë pjesëlojë.

Ndeshja ishte e tensionuar në disa momente, ku lojtarët zhvillonin ndeshje të fortë.

Në pjesën e dytë rastin më të mirë në ndeshje e kishte Neco Williams, por që goditja e tij u prit nga Selmani.

 

Shqipëria në fund mori një barazim si mysafir ndaj një kundërshtari që do të luajë në Euro 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version