Kombëtarja e Shqipërisë assesi t’i kthehet fitoreve dhe paraqitjeve të mira.
Ajo barazoi pa gola në miqësoren ndaj Jordanisë në stadiumin ‘Elbasan Arena’.
Djelmoshat e Christian Panuccit ishin më të mirë, por nuk arritën të tregohen konkretë para portës kundërshtare.
Vlen të theksohet se në këtë takim trajneri italian i dha hapësirë lojtarëve të rinj.
Gjithsesi në fund rezultati i kësaj ndeshje nuk është aspak i mirë për motivin e skuadrës para ndeshjes kundër Izraelit në Ligën e Kombeve,
Duke përjashtuar këtë ndeshje, në pesë të tjerat Kombëtarja e shqiptarëve ka katër humbje dhe një fitore (atë ndaj Izraelit).
Ndërsa ajo e Jordanisë në pesë ndeshjet para kësaj me Shqipërinë kishte dy fitore, dy barazime dhe një humbje. /Telegrafi/