Site icon Telegrafi

Shqipëria më 15 tetor do të hapë kapitujt, ndahet nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt BE-së

Ambasadorët e vendeve të BE-së një zëri vendosën të fillojnë negociatat me Shqipërinë për anëtarësim në BE.

Kjo do të ndodhë më 15 tetor në Luksemburg, në kuadër të Konferencës Ndërqeveritare “BE-Shqipëri”. Do të hapet kapitulli i pyetjeve bazë.

Vendimi i sotëm në praktikë nënkupton ndarjen e Shqipërisë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, shton media bullgare.

Maqedonia e Veriut nuk i ka përmbushur obligimet e saj të përcaktuara në kornizën e negociatave. Një nga kushtet është përfshirja e bullgarëve në preambulën e kushtetutës së vendit.

Ndërkaq, Maqedonia e Veriut nuk ishte fare në agjendën e takimit të ambasadorëve.

Ndërsa Greqia vuri në dukje se Shqipëria ka zgjidhur mosmarrëveshjet me të. Dhe për këtë u vendos që të niseshin negociatat me Tiranën. /tv21

Exit mobile version