Ndeshja Shqipëri – Zvicër do të jetë shumë e veçantë për shkak të ndërthurjeve të rrethanave. Në Kombëtaren e Zvicrës ka disa lojtarë me origjinë shqiptare, ndërsa tek Shqiptarët shumë nga lojtarët janë formuar pikërisht në futbollin helvet. Edhe në futbollin femëror janë dy raste të veçanta, shkruan Blick.ch.
Në anën e Zvicrës luan Florijana Ismaili, e cila zanafillat e para i bëri në Walperswil të Bernit ku në vitin 2011 u transferua në Young Boys. Në Janar 2014 debutoi mesfushorja për Kombëtaren Zvicerane. Ndërkohë i ka bërë 13 ndeshje për Zvicrën dhe ishte pjesë e ekipit në Botërorin 2015.
Çfarë ndjen Florijana para ndeshjes? “Unë ndihëm e lumtur. Për Zvicrën dhe për Shqipërinë është një moment i veçantë në Evropian, prandaj mendoj se do të zhvillohet një lojë atraktive. Nga ana tjetër është për të ardhur keq, që në fillim do të luajnë ndaj njëri-tjetrit”, thotë Ismaili, përcjell “Gazeta Express”.
Ndërsa me fanellën kuq e zi luan Saranda Hashani nga Kantoni i Aargau-s. Mesfushorja e ekipit së FC Luzern-it është pjesë e Kombëtares Shqiptare nga janari 2016. Hashani për ndeshjen: “Unë ndihëm e lumtur, sepse unë këtu jetoj dhe kam lidhje personale me Zvicrën”.
Hashani ka pasur mundësi, të luaj për Kombëtaren Zvicerane, por më në fund vendosi të luaj për atdheun e saj theksoi ajo. Për Ismailin ishte e qartë që në fillim: “Mbas Botërorit më ftoi Shqipëria, por unë nuk e pranova ftesën. Jam rritur këtu dhe kam luajtur në të gjitha grupmoshat e Zvicrës. Prandaj ndihem krenare qe luaj për Zvicrën”, deklaroi ajo.